Përthithja më e mirë e antibiotikëve ndonjëherë mbetet peng i ushqimit të konsumuar bashkë me këto medikamente.Antibiotikët kanë një ndërveprim negativ me shumë ushqime dhe pije, siç është edhe qumështi apo produktet me qumësht.
Efikasiteti i tyre është në varësi të përthithjes së antibiotikëve në sistemin tretës dhe më pas rrjedhjen e tyre në qarkullimin e gjakut.
Prej këndej, antibiotikët e gjejnë rrugën në zonën e infeksionit.
Rrugëtimi i suksesshëm i antibiotikëve ndikohet nga shumë faktorë, siç mund të jetë aciditeti në stomak, yndyrnat, ushqyesit dhe prania e kalçiumit.
Përse antibiotikët nuk duhen marrë me qumësht
Kjo ndodh sepse kalçiumi tek qumështi ndërlidhet me antibiotikun dhe pengon përthithjen e tij në stomak.
Edhe nëse qumështi , ‘paralizon’ gjysmën e antibiotikut, organizmi merr vetëm gjysmën e dozës, gjë që vonon eliminimin e plotë të infeksionit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë që kur të merrni antibiotikë, të shmangni qumështin dhe produktet e bulmetit për të paktën 2 orë përpara dhe mbrapa marrjes së antibiotikut.
Në rastin e shumicës së antibiotikëve, ushqimi ose ndikon në uljen e sasisë së përthithjes ose nuk luan asnjë rol.
Disa antibiotikë përthithen më mirë nëse merren me ushqim sepse ky i fundit nuk ka asnjë ndikim në këtë proces.
Të dhënat ku bazohet AgroWeb.org, thonë se pacientët që marrin antibiotikë duhet t’i ndjekin me përpikmëri udhëzimet në paketimet e ilaçeve.
Mungesa e zbatimit të këtyre udhëzimeve mund të shkaktojë probleme në kurimin e infeksionit.
Ndër ushqimet që duhet të shmangni kur merrni antibiotikë janë ushqimet acidike siç janë pijet me gaz, lëngjet e agrumeve, çokollata dhe produktet me bazë domateje.
Lëngu i qitros në veçanti ndikon shumë negativisht me disa ilaçe dhe jo vetëm antibiotikët.
Ushqimet me përmbajtje të lartë fibre siç janë thjerrëzat, fasulet dhe drithërat e plota ngadalësojnë përthithjen e antibiotikut./AgroWeb.org