Sipas TEAMtalk, drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, është i gatshëm të nënshkruajë me sulmuesin e padëshiruar të Atletico Madridit, João Félix, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Félix nuk i ka përmbushur pritshmëritë që Atletico Madrid kishte prej tij kur u transferua për 126 milionë euro në vitin 2019. Klubi tani po kërkon ta shes portugezin para se të jetë tepër vonë.
Raporti thotë se Félix është ende shumë i vlerësuar nga PSG dhe nëse ata do ta nënshkruanin me të, ata do të ishin më pak të shqetësuar për humbjen eventuale të yllit Kylian Mbappe. /FolDrejt/