Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Evropës që të heqë qafe plotësisht varësinë e saj nga burimet energjetike ruse, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Këtë vit, Evropa më në fund do të pavarësohet nga energjia me prejardhje ruse. Varësia e kontinentit nga burimet energjetike ruse ka filluar të zvogëlohet. Dhe ajo duhet të zhduket plotësisht. Dhe një nga instrumentet kryesore për këtë është kufizimi i fitimit rus nga eksportet e burimeve të saj. Futja e kufijve të çmimeve, d.m.th. kufizimi me forcë i çmimit për naftën ruse, tashmë është bërë temë diskutimi në Evropë dhe në botë. Dhe gjoja ka diskutime për nivelin e 60 ose 70 dollarëve amerikanë për fuqi. Pa dyshim, fjalë të tilla janë thjesht farsë. Ato janë më tepër një përpjekje për të imituar diçka sesa për të bërë diçka,” tha Zelensky.
Udhëheqësi ukrainas falënderoi homologët e tij polakë dhe ata të vendeve baltike për propozimet e tyre, sepse kufizimi i çmimit në nivelin deri në 30 dollarë amerikanë për fuçi duket një propozim më i realizueshëm. “Jam mirënjohës që një propozim i tillë është paraqitur dhe po avokohet. Tani është koha për të siguruar këtë edhe për Evropën. Dhe në bazë të kësaj dhe arritjeve të tjera të ngjashme, asnjë nga armiqtë e mundshëm të Evropës nuk do të jenë në gjendje të shantazhojnë kontinentin tonë”, tha Zelensky.
Ai tha se siguria energjetike e Evropës, pra siguria e çmimeve, tani do të bazohet, para së gjithash, në bashkëpunimin dhe solidaritetin mes evropianëve dhe në rregullat evropiane të energjisë. /FolDrejt/