Sipas El Nacional, PSG dëshiron të nënshkruajë me veteranin e Real Madridit, Toni Kroos verën e ardhshme pasi kontrata e tij skadon me Los Blancos, transmeton Fol Drejt.
Ndërsa Kroos më herët ka deklaruar se ose do të vazhdojë te Real Madridi ose do të pensionohet sezonin e ardhshëm, raporti thotë se oferta e madhe e PSG-së prej 100 milionë euro në 3 sezone dhe një bonus nënshkrimi prej 25 milionë euro mund të ndryshojë mendjen e mesfushorit gjerman./FolDrejt/