Sipas El Nacional, PSG është e gatshme të paguajë 80 milionë euro për sulmuesin e Tottenham Hotspur, Son Heung-min për ta nënshkruar verën e ardhshme, transmetom Fol Drejt.
Thuhet se Son nuk do të rinovojë kontratën e tij e cila skadon në vitin 2025. Tottenham Hotspur është i gatshëm të arkëtojë nga ai nëse oferta e duhur arrihet, me PSG që shpreson se 80 milionë euro janë të mjaftueshme.
Presidenti Nasser Al-Khelaifi është personalisht i interesuar të sjellë Son në Paris dhe në raport thuhet se ai do të takohet me anësorin koreano-jugor gjatë Botërorit të ardhshëm në Katar.