Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja tavan për derivatet në Kosovë.
Sipas njoftimit të saj, një litër naftë do të kushtojë 1.78 euro, pra 1 cent më lirë se çmimi i saj paraprak.
1.41 euro është përcaktuar çmimi i benzinës, ndërkohë gazi ka vlerën 0.74 cent.
Këto çmime do të jenë të vlefshme 48 orë./FolDrejt/