Një aksident ka ndodhur në komunën e Drenasit, me ç’rast është përplasur një veturë me trenin.
Rasti ka ndodhur në fshatin Baicë të kësaj komune, transmeton Fol Drejt.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga policia, me ç’rast zëdhënësja policore për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për klankosova.tv ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”.
“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor” – është shprehur Ahmeti./FolDrejt/