Videoja e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregon kthimin e trupave të Qarkut Ushtarak Jugor në bazat e saj mbi Urën e Kerçit, pas përfundimit të stërvitjeve në poligonet e Krimesë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka publikuar një video të njësive ushtarake ruse duke u kthyer në bazat e tyre të përhershme, pas kryerjes së stërvitjeve në ditët e kaluara në Krimenë e aneksuar ilegalisht, shkruan AA.
Videoja e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregon kthimin e trupave të Qarkut Ushtarak Jugor në bazat e saj mbi Urën e Kerçit, pas përfundimit të stërvitjeve në poligonet e Krimesë.
Aty mund të shihen mjete të blinduara dhe tanke që u përkasin trupave duke u kthyer me tren.
Vadim Astafyev, zëdhënës i korpusit Ushtarak Jugor në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, njoftoi të martën se njësitë ushtarake ruse që kryejnë stërvitje në Krime kanë filluar të kthehen në bazat e tyre.
Gadishulli i Krimesë iu aneksua Ukrainës nga Federata Ruse në mars 2014./FolDrejt/