Në një deklaratë për takimin mes presidentit rus dhe homologut të tij indian, Kremlini thotë se Putini i dha Modit vlerësimin e tij për konfliktin në Ukrainë me kërkesë të Modit, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se liderët shprehën kënaqësinë për nivelin e lartë të bashkëpunimit në “partneritetin e tyre strategjik të privilegjuar” dhe diskutuan perspektivat që të dy vendet të punojnë së bashku në fusha të tilla si investimet, energjia, bujqësia, transporti dhe logjistika.
India është bërë një blerës kryesor i energjisë ruse që kur sanksionet perëndimore të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt reduktuan ndjeshëm blerjet perëndimore të naftës dhe gazit rus./FolDrejt/