Japonia miratoi sot versionin e përditësuar të strategjisë së saj të sigurisë kombëtare, duke i mundësuar forcave të saj të armatosura “aftësinë kundërsulmese”.
Tri dokumentet e përditësuara të sigurisë dhe mbrojtjes i lejojnë forcat e armatosura të Japonisë të “përvetësojnë aftësinë për të goditur objektivat në territorin e armikut për të penguar sulmet, të quajtur ‘aftësi kundërsulmese'”, raportoi Kyodo News, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Dokumenti gjithashtu autorizon qeverinë të “ndajë rreth 43 trilionë jenë (afërsisht 315 miliardë dollarë) për buxhetet e mbrojtjes gjatë pesë viteve duke filluar nga viti fiskal 2023”.
Japonia gjithashtu do të “ruajë politikën e sigurisë ekskluzivisht të orientuar drejt mbrojtjes”, përveç shqyrtimit të “rishikimit të udhëzimeve strikte për eksportimin e pajisjeve të mbrojtjes”.
Strategjia e re e sigurisë kombëtare e konsideron Kinën “sfidën më të madhe strategjike”, Korenë e Veriut “kërcënim më serioz dhe më të afërt se më parë”, kurse Rusinë “një shqetësim serioz të sigurisë”./FolDrejt/