Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka biseduar sot me kryeministrin e Irakut, Mohammad al-Sudani.
Përpjekjet e disa vendeve perëndimore për të vendosur kufizime në çmimet e naftës ruse mund të çojnë në pasoja të rënda për tregun global të energjisë, tha presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me kryeministrin irakian Mohammad al-Sudani, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Kremlinit.
“U diskutuan përpjekjet e disa vendeve perëndimore për të vendosur kufizime në çmimin e naftës së papërpunuar nga Rusia. Vladimir Putin vuri në dukje se veprime të tilla janë në kundërshtim me parimet e marrëdhënieve të tregut dhe ka shumë të ngjarë të çojnë në pasoja të rënda për tregun global të energjisë”, thuhet në një deklaratë nga Kremlini, transmeton Fol Drejt.