Midis 2005 dhe 2020, numri i vdekjeve të hershme nga ekspozimi ndaj grimcave të imëta në Bashkimin Evropian ra me 45 për qind, në përputhje me planin e veprimit të bllokut për të reduktuar ndotjen me 55 për qind deri në vitin 2030.
Cilësia e ajrit në Evropë po përmirësohet, por mbetet një rrezik i madh, me ekspozimin ndaj të ashtuquajturave grimca të imëta që çojnë në të paktën 238,000 vdekje të parakohshme në Bashkimin Evropian në vitin 2020, tha sot Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).
“Ndotja e ajrit është ende kërcënimi më i madh për shëndetin në Evropë”. “Ndërsa emetimet e ndotësve kryesorë të ajrit dhe përqendrimet e tyre në ajrin e ambientit kanë rënë ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, cilësia e ajrit mbetet e dobët në shumë zona të Evropës”, tha EEA, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.