Putin tha se nuk kishte vendosur ende nëse do të merrte pjesë në samitin e G20-ës të muajit të ardhshëm në Indonezi.
Udhëheqësi rus shtoi se nëse nuk shkon në samitin e planifikuar për 15-16 nëntor, ai do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë rus në vend të tij, raporton The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Ai tha gjithashtu se princi i kurorës saudit Mohammed bin Salman meritonte respekt dhe se Rusia ishte e vendosur të rriste marrëdhëniet me Arabinë Saudite.
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Princin Mohammed dhe aleancën e naftës OPEC+ që ranë dakord për të ulur prodhimin e naftës, një veprim që shihet si një nxitje për përpjekjet e Rusisë për të mbrojtur ekonominë e saj përballë sanksioneve perëndimore./FolDrejt/