Rusia do t’i lejojë vendet të shlyejnë borxhet e tyre për furnizimin me gaz rus në valutë, falë vendimit të marrë të premten nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili anuloi dekretin e mëparshëm për pagesën ekskluzivisht në rubla.
Dokumenti gjithashtu sqaroi se shlyerja e borxheve nuk nënkupton automatikisht vazhdimin e dërgimit të gazit rus në vendet debitore. Edhe pse lejohet shlyerja e borxheve në valutë të huaj, vendimi i Putinit nuk ndryshon dekretin e mëparshëm për pagesën në rubla për dërgesat e mundshme të vëllimeve të reja të gazit rus.
Putin nënshkroi dekretin e lartpërmendur në mars, duke detyruar klientët evropianë të hapin llogari në rubla me Gazprombank dhe të paguajnë për gazin rus në monedhën ruse.
Furnizimi me gaz është pezulluar për disa kompani dhe disa vende, si Polonia dhe Finlanda, të cilat refuzuan të bien dakord për kushte të tilla./FolDrejt/