Ish-presidenti francez Francois Hollande tha se Ukraina tani ka një ushtri shumë më të mirë të stërvitur dhe të pajisur se sa kishte në vitin 2014 dhe Kievit i është dhënë mundësia të forcojë aftësitë e saj ushtarake falë marrëveshjeve të Minskut.
Hollande, i cili ishte president i Francës në periudhën 2012-2017, konfirmoi pretendimet e mëparshme të Angela Merkelit se qëllimi i marrëveshjeve të Minskut nga viti 2014 ishte që Ukraina të fitonte kohë në një intervistë për “Kievdependent”.
Ai tha se rezistenca aktuale e suksesshme e ushtrisë ukrainase është rezultat i aftësive diplomatike të Francës dhe Gjermanisë./FolDrejt/