Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paraqitur një projektligj për t’u dhënë fund marrëveshjeve të Rusisë me Këshillin e Evropës (KE).
Në muajin mars të vitit të kaluar, KE-ja përjashtoi Rusinë dhe pezulloi marrëdhëniet me Bjellorusinë pas luftës në Ukrainë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Projektligji i dërguar nga presidenti Putin tek kreu i Dumës së Shtetit, Vyacheslav Volodin, kërkon anulimin e 21 marrëveshjeve të Rusisë me KE-në.
Këto marrëveshje përfshijnë Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Konventën Evropiane për Shtypjen e Terrorizmit, Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe Kartën Sociale Evropiane.
Putin gjithashtu nënshkroi një dekret që lejon kompanitë ruse të shpërfillin votat e aksionarëve nga “vendet jomiqësore”./FolDrejt/