Miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe dhe kompania e tij “Ineos” kanë hyrë zyrtarisht në procesin e tenderit për blerjen e klubit të futbollit Manchester United, raporton Sportklub.
Manchester United është në pronësi të familjes Glazer që nga viti 2005, por vitet e fundit ka pasur shumë protesta kundër familjes amerikane dhe mënyrës se si e drejtojnë klubin.
Në mes të nëntorit, Glazers njoftuan se po konsideronin shitjen e klubit, transmeton Fol Drejt.