Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar sot qytetarët e Rusisë për Ditën e Fitores, duke theksuar se qytetërimi është sërish në një pikë kthese.
“Ka nisur një luftë kundër Rusisë, por ne e kemi mundur terrorizmin, kështu që do të merremi edhe me këtë”, tha Putin në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq, përcjell Fol Drejt.
Ai vuri në dukje se Rusia dëshiron një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme dhe se çdo ideologji e epërsisë është e papranueshme./FolDrejt/