Rusia do të fillojë vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi pasi objektet e magazinimit të jenë gati nga 7-8 korrik, tha sot presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko në Soçi.
Putin tha se po shkon sipas planit dhe është e qëndrueshme, njoftoi Kremlini. Më herët, më 25 maj, Putin dhe Lukashenko ranë dakord për një plan për të vendosur raketa bërthamore ruse me rreze të shkurtër veprimi me bazë tokësore në territorin e Bjellorusisë, ku ato do të mbeten nën komandën ruse, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.