Duke folur në samitin Globsek në Bratislavë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se sanksionet perëndimore “e shtynë Bjellorusinë drejt Rusisë”, raportoi sot “Kiev Independent”.
“Ne e vendosëm atë (Lukashenkon) në një situatë ku ai përfundon duke u ‘kapur’ nga rusët,” tha Macron, duke aluduar për sanksionet e vendosura ndaj Minskut pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat panë trazira ndërsa opozita pretendonte se votat ishin manipuluar. .
“Nëse pyetja juaj është – a mendoj se duhet të jemi më agresiv ndaj Bjellorusisë, përgjigja ime është jo. Mendoj se do të ishte gabimi ynë të rrisim konfliktin,” tha Macron më 31 maj, transmeton Fol Drejt.