Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia është e hapur për një partneritet konstruktiv me të gjitha vendet dhe nuk do të izolohet, pavarësisht situatës komplekse në botë, raporton Reuters.
Në fillim të ceremonisë së marrjes së kredencialeve diplomatike nga 17 ambasadorë të rinj në Rusi, Putin tha se Moska pret që partnerët e huaj t’i përmbahen parimit të barazisë.
Presidenti i Rusisë i tha ambasadorit të Bashkimit Evropian, Roland Galarag, se marrëdhëniet mes Rusisë dhe bllokut evropian janë “degraduar seriozisht”, dhe se BE-ja ka nisur një “konfrontim gjeopolitik” me Rusinë, transmeton Fol Drejt.