Turqia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët që udhëtojnë drejt dhe nga qyteti verior i Irakut, Sulejmaniyah, për shkak të intensifikimit të aktiviteteve të militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke.
Ai deklaroi se ndalimi i fluturimeve ka hyrë në fuqi më 3 prill dhe pritet të qëndrojë në fuqi deri më 3 korrik, domethënë do të zgjasë tre muaj, raporton Reuters./FolDrejt/