Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se qëllimi i tij në luftën në Ukrainë është “të bashkojë popullin rus”, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Putin përdori konceptin e “Rusisë historike” për të argumentuar se ukrainasit dhe rusët janë një popull – duke minuar sovranitetin e Kievit dhe duke justifikuar ofensivën e tij 10-mujore në Ukrainë.
Putin tha se qeveria e tij po vepronte “në drejtimin e duhur … duke mbrojtur interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, të popullit tonë”. /FolDrejt/