Sipas TEAMtalk, Liverpool është në mesin e skuadrave të Premierligës që do të dorëzojë ofertë për Milan Skriniar, i cili do të jetë një agjent i lirë në verën e vitit 2023, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Qendërmbrojtësi 27-vjeçar i Sllovakisë do të jetë i lirë të negociojë marrëveshje para-kontrate me klubet e huaja nga janari e tutje, nëse ai nuk nënshkruan kontratë të re me Interin. Paris Saint-Germain gjithashtu thuhet se është i interesuar për mbrojtësin. /FolDrejt/