Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ka vizituar personalisht selinë ushtarake në rajonin Kherson dhe në Republikën Popullore të Luganskut, në mënyrë që të mos pengojë komandantët të kryejnë punën e tyre.
“Qëllimi i udhëtimit tim ishte të takohesha me ushtrinë. Nuk doja t’i shqetësoja dhe të jem me ta larg vendit ku janë stacionuar njësitë që ata komandojnë. Situata kërkon që ata të jenë në terren,” shpjegoi Putin në takimin e sotëm me qeverinë ruse. , raporton TASS.
Raporti i Reuters vuri në dukje se Putin tha se dërgimi i mallrave thelbësore në rajonet në Ukrainën lindore që janë bashkuar me Federatën Ruse është “problematik” dhe urdhëroi qeverinë të angazhohej për këtë çështje./FolDrejt/