Një qendër e re trajnimi për trupat ukrainase do të fillojë të funksionojë deri në fund të muajit, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të hënën, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Policia spanjolle gjithashtu do të vendoset në Ukrainë në javët e ardhshme për të ndihmuar hetimet për krimet e dyshuara ruse.
NATO është aktualisht në mes të Asamblesë së saj të 68-të Parlamentare, e cila po zhvillohet në Madrid./FolDrejt/