Kryeministri Kurti nesër do të qëndrojë në Prizren, ku do të takohet me qytetarë për ta prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, përmes një story në profilin e tij në facebook.
Ky takim sipas njoftimit, do të fillojë në orën 15:00, në sallën Dokukino, ndërkaq aty të pranishëm do të jenë edhe ministrat Hekuran Murati dhe Elbert Krasniqi./FolDrejt/