Sipas anketave të fundit në Gjermani, partia më popullare shfaqet Të Gjelbërit, duke tejkaluar edhe partitë konservatore CDU dhe CSU, shefe e së cilës është Angela Merkel, informon foldrejt.com. Kjo u pa edhe gjatë zgjedhjeve të përgjithshme europiane, ku partitë tradicionale humbin terren, duke ua liruar atë partive të njohura si të vogla ose popullistëve racist.
Në lidhje me ngritjen e madhe të partisë së Gjelbër, politikani i saj Jürgen Trittin, në një intervistë për SPIEGEL, ka theksuar se nëse do koaliciononte për krijimin e qeverisë, atëherë këtë do e bënte me të majtët SPD dhe Linken, pasi “me këto parti janë ideologjikisht më afër” dhe “sëbashku mund të zgjidhnin shumë probleme”.
Të Gjelbërit kërkojnë me çdo kusht sigurim shëndetësor edhe për të papunësuarit, taksë për CO2, ndalimin e centraleve bërthamore.
Trittin nuk ka frikë të akuzojë direkt shefen e re Annegret Kramp-Karrenbauer, që sipas tij ka rritur hendekun mes CDU dhe të Gjelbërve./Foldrejt.com