Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi sot se do të stimulojë një milion duhanpirës që të kalojnë nga cigaret tradicionale në cigaret elektronike dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë ata të lënë nikotinën.
Ne do të ofrojmë ndihmë të re për miliona duhanpirës për të lënë duhanin. Qeveria do të financojë një plan të ri kombëtar “Ndrysho për të hequr dorë”, i pari i këtij lloji në botë, sipas një deklarate nga Departamenti Britanik i Shëndetësisë (DoH).
Sipas këtij plani, një në pesë duhanpirës britanikë të cigareve klasike do të marrë një pajisje për cigaret elektronike, si dhe mbështetje për të lënë duhanin, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.