Në dy tornado, të cilët sot sërish goditën ishullin verior të Zelandës së Re, një person ka mbetur i plagosur, si dhe janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Një nga tornadot goditi kryeqytetin Wellington dhe të paktën katër shtëpi në këtë qytet u dëmtuan, pasi tornado u hoqi çatitë, raporton Reuters.
Sipas mediave të Zelandës së Re, një adoleshent ndodhet në spital pasi ndërtesa ku po flinte u shkatërrua, transmeton Fol Drejt.