Qeveria franceze ndaloi sot instalimin dhe përdorimin e aplikacioneve argëtuese si rrjeti social TikTok, platforma amerikane e transmetimit Netflix apo loja Candy Crush për të gjithë nëpunësit civilë, raporton Figaro.
Këto aplikacione mbartin “rreziqe për sa i përket sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të zyrtarëve publikë dhe administratës”, thanë bashkëpunëtorët e paidentifikuar të ministrit të Administratës Publike, Stanislas Gerini, përcjell Fol Drejt.
Ky ndalim do të zbatohet për telefonat zyrtarë të 2.5 milionë punonjësve në administratën shtetërore, por jo për pajisjet e tyre personale./FolDrejt/