Në një konferencë për media, ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë me dije se Ministrisë së Mbrojtjes i është ndarë një buxhet në vlerë prej 123 milionë eurosh.
“Buxheti për FSK-në, për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë 123 milionë euro, pra paraqet një rritje prej 20 për qind, krahasuar me buxhetin e vitit aktual”, ka thënë ministri Murati./FolDrejt/