Qeveria e Kosovës ka ndarë 254 mijë e 562 euro për tekstet shkollore në gjuhën shqipe, për nxënësit e shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, transmeton Fol Drejt.
Me rastin e kësaj ndihme të ndarë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ndihma jonë për bashkëkombas është jo vetëm nevojë, por obligim i yni.
“Ndihma jonë për bashkëkombasit tanë është jo vetëm nevojë por edhe obligim i yni, që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, është shprehur kryeministri Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.