Qindra njerëz janë evakuuar me helikopterë ushtarakë nga komunitetet në Kimberley, Australia Perëndimore, të cilat janë ndërprerë nga ajo që ekspertët thonë se është një përmbytje “një herë në shekull”, tha sot Ministri i Shërbimeve të Emergjencave të shtetit Stephenson Dawson.
Përmbytjet në Kimberley, një rajon me madhësinë e Kalifornisë me një dendësi të ulët të popullsisë, u shkaktuan nga cikloni tropikal Eli, i cili solli shi të dendur, raporton Reuters.
“Njerëzit në Kimberley po përjetojnë përmbytjet më të këqija që ka pasur Australia Perëndimore në historinë e saj,” tha Dawson në një konferencë shtypi në Perth, transmeton Fol Drejt.