Qindra qytetarë të Kosovës i janë përgjigjur ftesës së një organizate turke në Prishtinë për të dërguar ndihma për banorët e vendbanimeve të prekura nga tërmetet në Turqi.
Ndihmat e para, përfshirë rroba, batanije dhe të holla, tashmë kanë mbërritur në Turqi. Teksa aksioni po vazhdon, Kosova po ndihmon edhe në zonat e tërmetit, ku Forca e Sigurisë së Kosovës ka nxjerrur një vajzë dyvjeçare dhe nënën e saj nga rrënojat./REL/