Më shumë se 21 mijë të vdekur dhe të paktën 78.124 të plagosur është bilanci i ri i viktimave të tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën, njoftuan sot autoritetet lokale, raporton CNN.
Ekipet e shpëtimit po bëjnë një betejë me kohën për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat dhe temperaturat e ulëta të dimrit përbëjnë një rrezik shtesë.
Autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa janë shembur në Turqi, me shumë të dëmtuara në zonën e tërmetit, e cila preku rreth 13 milionë njerëz, transmeton Fol Drejt.