Në periudhën ndërmjet 23 dhe 25 qershorit, gjatë kryengritjes së grupit mercenar Wagner, qytetarët rusë tërhoqën rreth 100 miliardë rubla, ose rreth një miliard euro, nga llogaritë e tyre bankare.
Ky informacion u raportua nga Kommersant, duke iu referuar raportit të Bankës Qendrore të Rusisë (BR).
Kërkesa për para në Rusi u rrit në qershor, gjë që çoi në një dalje të likuiditetit nga bankat me 500 miliardë rubla, shtoi raporti./FolDrejt/