Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, krahas Shqipërisë, në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka shfrytëzuar rastin të flasë edhe për Kosovën, konkretisht për luftën dhe pasojat e saj në Kosovë.
Duke përmendur operacionin barbar ushtarak të udhëhequr nga Millosheviq, Rama kujtoi masakrat, përdhunimet, vrasjet e shpërnguljet e popullit të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Ai madje u ndal edhe të çështja e të pagjeturve, duke theksuar se ende janë të zhdukur rreth 1600 persona, që kërkohen nga të dashurit e tyre e që nuk kanë gjetur ende qetësinë e varrit.
“Një operacion i qëllimtë barbar ushtarak i spastrimit etnik i kryer nga Sllobodan Millosheviq solli zhvendosjen e qindra mijëra civilëve, mijëra vdiqën, 20 mijë gra u përdhunuan dhe këto janë të dhëna zyrtare nga organizatat ndërkombëtare”.
“Ndërkohë që flasim, rreth 1 mijë e 600 persona janë ende të zhdukur, të gjallët kërkojnë të dashurit e tyre, të vdekurit nuk kanë gjetur edhe paqen e varrit”, ka thënë kryeministri Rama./FolDrejt/