Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit Evropian, krahas përmendjes së luftës së fundit në Kosovë dhe pasojave të saj, ka bërë thirrje edhe për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Duke marrë parasysh situatën e luftës në Ukrainë, ai ka kërkuar që pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet tani, për vetë Evropën, transmeton Fol Drejt.
Ai madje ka shtuar se edhe Ukraina e cila më parë nuk e ka njohur Kosovën, po u pyet tash, duhet të ketë ndërruar mendim.
“Shqipëria padyshim që do ta mbështesë. Ju bëj thirrje që ta bëni edhe ju këtë. Nëse njohja e Kosovës nga Serbia merr kohë, atëherë pranimi i Kosovës nuk duhet të marrë më kohë, bëjeni tani, për të gjithë ne, bëjeni për Evropën jo për Kosovën”, ka deklaruar Rama, njofton KlanKosova.tv.
“Bëjeni për Evropën që po përballet me një luftë të shëmtuar. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, por pyetni se çfarë mendojnë tani”. – ka thënë Edi Rama./FolDrejt/