Prej vitit të ardhshëm paga minimale do të rritet në 32 mijë lekë. Është ky objektivi i qeverisë Rama që premton ta rrisë atë në mënyrë të përshkallëzuar në 38 mijë deri në 40 mijë lekë deri në fund të manadatit. Raporton Epoka e re, percjell Foldrejt.com
“Kemi mundësinë të bëjmë një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për na ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin. Kështu do të jetë për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë, 10 për qind. Në arsim 7 për qind, janë 4 560 mjekë dhe 13 765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje për sektorin e mbrojtjes në një masë që do të variojë sipas kategorive 5-7 për qind”, është shprehur Rama”.