Vihen në pranga 2 shpërndarës të lëndëve narkotike si dhe shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtraie kriminale.
Sekuestrohen rreth 620 gr lëndë narkotike, 2 peshore elektronike dhe sende të tjera.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike si dhe në bazën e informacioneve të marra në rrugë operative Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Parkimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
S.K., 18 vjeç, dhe A.A., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit O.A. ( nuk jepen të dhëna të tjera për arsyje hetimi).
Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë. raporton Abcnews, percjell Foldrejt.com