Një sulm me armë zjarri është raportuar të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës.
Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë shqiptare, 19-vjeçari ka përfunduar në spital./FolDrejt/
Njoftimi i policisë:
“Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”