Me rastin e dorëzimit të Raportit për Kosovën kryeministrit Kurti, një reagim ka ardhur nga Qeveria, e cila përmend se ky raporti është cilësuar edhe nga vetë ambasadori Tomas Szunyog si më i miri në rajon.
“Duke e vlerësuar si më të mirë sesa vitin e kaluar dhe si një ndër raportet më të mira në rajon, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadori Tomáš Szunyog, i dorëzoi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, i njohur më herët si Raporti i Progresit”.
“Për shkak të përkushtimit të jashtëzakonshëm në rrugën tonë evropiane, besojmë se ka ardhur koha që Kosova dhe Bashkimi Evropian të përshpejtojnë përpjekjet e përbashkëta për adresimin e çështjeve që qëndrojnë në rrugën e procesit të integrimit në BE, tha Kryeministri Kurti. Ne kemi deklaruar objektivin tonë për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian si hap i parë me synim marrjen e statusit kandidat”, thonë nga Qeveria. /FolDrejt/