Në Zveçan dyshohet se një ose më shumë persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes që po dyshohet se është shok-bombë.
Aty nuk raportohet se ka të lënduar ose dëme materiale. Kurse rastin tashmë është duke e hetuar policia, njofton Policia e Kosovës.
“Zveçan 18.06.2023 – 19:50. Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.