Ndër raste të shumta të raportuara nga policia përmes raportit të tyre 24 orësh, kishte raste edhe të dhunës në familje.
Për dhunë në familje raportohet në Podujevë, Istog e Malishevë.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga Policia e Kosovës:
- Podujevë 18.06.2023 – 09:00. Ankusi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë fizike në vazhdimësi ndaj tij si dhe ka thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake. I dyshuari është në kërkim policor. Rasti nën hetime.
- Istog 18.06.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave femra kosovare. Si pasojë e dhunës viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Malishevë 18.06.2023 – 12:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj saj. Viktimës për shkak të shqetësimeve i është ofruar tretman mjekësor, dhe pastaj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pasi është paraqitur në stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /FolDrejt/