Është arrestuar mashkulli kosovar i cili dyshohet se e ka kanosur dhe rrahur viktimën femër, e cila ka përfunduar në spital.
I dyshuari është intervistuar fillimisht e pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.
“Rr. Sami Gashi, Mitrovicë 18.06.2023 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.