Brenda dy muajve në shkollat e qytetit Qom në Iran kanë ndodhur helmime masive.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, shumë nxënëse janë helmuar në shkollën e mesme të vajzave “Belkis Burkay” në qytetin Qom për arsye të paqartë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Tek nxënëset janë vërejtur simptoma të tilla si nauze, dhimbje koke dhe mpirje të gjymtyrëve. Theksohet se 7 nxënëse të helmuara dhe 1 mësues janë shtruar në spital.
Në shkollën e artit “Nur” në Qom u regjistruan raste të helmimit masiv në datat 30 nëntor dhe 13 dhjetor ndërsa më 28 dhe 30 janar në shkollën e mesme “Fatimiye”.
Agjencia gjysmë-zyrtare e Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA) raportoi për këtë çështje duke thënë se “Pavarësisht hetimeve nga Prokuroria dhe deputetët e qytetit Qom ose autoritetet nuk dinë asgjë ose nuk duan të shpjegojnë arsyen e çështjes”./FolDrejt/