Mbrëmë është raportuar të ketë ndodhur një rast i vetëvrasjes, me ç’rast dy viktima femra kanë rënë nga lartësia e një ndërtese në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:35, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, dy viktimat janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, për të marrë trajtim mjekësor, nga ku mjekët kanë konstatuar se njëra nga viktimat është pa shenja jete, ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejmë.
Ndërkaq, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se viktima 15-vjeçarje kishte tentuar të bënte vetëvrasje, ndërsa motra e saj 18-vjeçare kishte provuar ta shpëtonte atë, por edhe ajo ka rënë nga kati i katërt./FolDrejt/