Një rast i ngacmimit seksual raportohet të ketë ndodhur në komunën e Prizrenit.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 11:20, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktima kosovare që ka raportuar rastin është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar ende i panjohur derisa po shkonte në shtëpi.
Në vendin e ngjarjes kishte kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar.
Viktima nuk ka lëndime vetëm ishte e shqetësuar./FolDrejt/