Një rast i dhunës familjare raportohet të ketë ndodhur në Viti, me ç’rast është rrahur një grua.
Rasti raportohet të ketë ndodhur me 14 janar, rreth orës 23:00, në Viti, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari i cili me pas me rekomandim të prokurorit kujdestar është liruar, ndërsa viktima së bashku me fëmijët është strehuar tek familja e saj./FolDrejt/